Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, duke iu referuar zëvendësimit të mandateve shkruan në twitter, se tashmë kjo edhe matematikisht nuk është më e mundur, e nuk mund të plotësohen më 140 vende në Kuvend.
Përmes postimit në “Twitter”, ai i bën thirrje Presidentit Meta që të nisë procedurat për shpërndarjen e Parlamentit.
“Pavarësisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij.”, shkruan Dule./tch/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë