Kalimi i një dite vere dite në një pishinë të bukur mund të jetë mënyra më e mirë për të shijuar sezonin. Por mos harroni të kujdeseni për lëkurën tuaj para dhe pas notiti në pishinë.
Përgatisni lëkurën me ndonjë krem- Klori shtohet në pishina për të dezinfektuar dhe parandaluar rritjen dhe përhapjen e sëmundjeve bakteriale, virale dhe protozoane. Për shkak të natyrës së saj kaustike, klori është shkaktar i irritimit të lëkurës, skuqjes, thatësisë dhe kruarjes së saj. Për t’ju shmangur këtyre rekomandohet përgatitja e lëkurës tuaj me një krem pengesë para se të hyni në pishinë. Kërkoni produkte me glicerinë, vajra ose vazelinë.
Dush dhe krem hidratues menjëherë pas notit- Sipas rregullave zakonisht duhet të shpërlaheni para se të hyni në pishinë. Por nëse prisni derisa të shkoni në shtëpi për të bërë dush pas një notimi, jeni duke i bërë dëm lëkurës tuaj. Shpërlahuni menjëherë pas notit. Mos lejoni që uji me klor të rrijë në lëkurë për një kohë të gjatë. Përdorni ndonjë pastrues të butë dhe hidratues për të filluar rivendosjen e ekuilibrit të PH-së. Pas shpëlarjes, vendosni krem hidratues.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...