Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke e quajtur kontributin themelor të Shqipërisë në rajon si faktor stabiliteti.
Ndër të tjera Meta shkruan-“Çdo delirim tjetër folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as besueshmërisë së saj, as kontributit të saj për #NATO-n dhe Bashkimin Europian”.
Ilir Meta:
Kontributi themelor i Shqipërisë në rajon është si faktor stabiliteti. Çdo delirim tjetër folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as besueshmërisë së saj, as kontributit të saj për #NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Ne i kemi të gjitha mundësitë, siç e kemi treguar pozitivisht që nga kriza e Kosovës dhe në vijimësi, që jemi një faktor stabilizues dhe europianizues në rajon, jo vetëm si Shqipëri, por edhe si shqiptarë.
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...
Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim
Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e ras...
Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën ...
Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “pred...
Hoxha: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës kontribuon në ri...