Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dyshojnë që Qeveria Siriane ka kryer sulm kimik.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë përmes një deklarate se është duke hetuar nëse është përdorur gaz klori në Provincën Idlib, e cila njëherësh është zona e fundit e kontrolluar nga opozita në këtë shtet.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, ka thënë përmes një deklarate se nëse qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “përdor armë kimike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë adekuate”.
Ortagus po ashtu ka kritikuar Rusinë, aleaten kyçe të Damaskut, për atë që e ka cilësuar si “fushatë dezinformuese”, përmes së cilës ka synuar të fajësojë rebelët opozitarë për sulmet kimike, përcjell rel.
Kreu i Qendrës ruse për Pajtim në Siri, Viktor Kupchishin, ka thënë më 21 maj se militantët e kapur nga trupat siriane kanë treguar se kanë planifikuar të kryjnë sulme të rreme kimike dhe më pas të fajësojnë forcat qeveritare.
Rusia dhe Turqia, që njihet si aleate kyçe e rebelëve, kanë arritur marrëveshje në shtator të vitit të kaluar për të krijuar një zonë të demilitarizuar në Idlib.
Kjo marrëveshje është arritur për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të situatës në Idlib, çka do të mund të rezultonte me fluks refugjatësh që supozohej se do të niseshin drejt Ankarasë.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...