Futbollisti kosovar ka folur për sezonin aktual me Werder Bremenin, por edhe për karrierën e tij, duke insistuar se ende nuk i ka arritur limitet e mundësive të tij
Milot Rashica e kaloi një sezon fantastik me Werder Bremenin, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar ka shënuar 11 gola në pjesën e dytë të sezonit dhe një tjetër në atë të parë, për ta kompletuar një sezon të mrekullueshëm.
Mirëpo, vushtrriasi insiston se nuk e ka arritur ende maksimumin e karrierës.
Ai është i bindur se limitet e tij janë larg dhe është i bindur se mund të arrijë më shumë.
“Pasi kisha vështirësi në fillim, tash jam i kënaqur. Por, do të doja ta arrinim objektivin edhe me klubin”, është shprehur 22 vjeçari për uebfaqen zyrtare të klubit pas fitores 2:1 ndaj Leipzigut.
“Mirëpo, ende nuk ka marrë fund asgjë. Unë dua të arrij shumë në karrierën time. Do të punoj shumë për këtë”, ka përfunduar Rashica.
Interesim për të ka shfaqur Leipzigu, por Werder Bremen është i vendosur ta mbajë atë gjatë në ekip.
Rashica është futbollisti më në formë i Përfaqësueses së Kosovës dhe pritet të japë kontribut të madh në ndeshjet e qershorit me Malin e Zi (7 qershor) dhe Bullgarinë (10 qershor), në kualifikimet e Evropianit 2020.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...