Një tragjedi e rëndë ka tronditur futbollin bolivian, sepse një gjyqtari ka vdekur gjatë një ndeshjeje të divizionit të parë vendas, mes Always Ready dhe Oriente Petrolero.
Victor Hugo Hurtado ra pa ndjenja gjatë ndeshjes së luajtur në El Alto, qytet 3000 metra mbi nivelin e detit.
Hurtado, 31 vjeç, mori ndihmën e shpejtë dhe u transportua në spital, por sapo mbërriti aty pësoi një tjetër atak kardiak, pas atij në fushë, duke humbur jetën.
Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së arbitrit fatkeq, por nuk përjashtohet mundësia që sasia e paktë e ajrit në atë lartësi të ketë vrarë 31-vjeçarin./Express
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=vgFb5HJ4EB0
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...