Kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri rrezikon mandatin e deputetit, vetëm pak ditë pasi u betua në Kuvend. Mësohet se Jenishehri ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në vitin 2001. Ai ishte dënuar me 8 muaj burg me akuzën për tjetërsim pronash.
I kontaktuar nga Report Tv, Jenishehri ka pranuar se është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për akuzën e tjetërsimit të pronave, por se e ka apeluar këtë vendim, të cilin më pas e ka fituar në Gjykatën e Lartë. Ai e argumenton se nuk e ka deklaruar në formular pasi është shpallur i pafajshëm para 10 viteve, ç’ka sipas tij nuk përbën një mashtrim.
“Jam akuzuar për vjedhje dhe mashtrim dhe kam marrë pafajësinë në Gjykatën e Lartë. S’jam akuzuar kurrë për vjedhje në Itali. Absurditete dhe çuditem kur i dëgjojë. Kam plotësuar formularin, i cili thotë se lejohet të kandidosh nëse dënohesh 2 vjet dhe kanë kaluar dhjetë vjet. Unë deklaroj që asnjëherë në jetën time nuk i kam vjedhuur askujt asnjë pronë”, tha Jenishehri.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...