Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në veri të vendit janë hapur me kohë.
Në konferencën e parë për medie zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur gjithashtu se në komunat, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut kanë të drejtë vote 57 mijë e 983 qytetarëve., shkruan arbresh.info.
“Kjo është konferenca e parë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve. Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00”, ka thënë Elezi.
Po ashtu Elezi u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
“Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull. Në këto katër komuna, numri i qendrave të votimit është 44 me gjithsej 87 vendvotime. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe në komunikimet e ditëve të kaluara, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...