Yvan Le Mee, agjenti i talentit Ferland Mendy, i cili është shënjestër e Real Madridit, ka dhënë një intervistë së fundmi për Tuttosport dhe aty analizon edhe të ardhmen e Pogbas.
“Unë mund ta imagjinojë kalimin e Ndombeles në Manchester United”, thotë fillimisht Lee Mee, transmeton portali arbresh.info.
“Pogba? Unë mendoj se ai dëshiron të ndryshojë ambient pasi ka luajtur në Angli dhe Itali, unë jam i bindur se do të shkojë në Spanjë. Pogba është parë në Real Madrid”
“Pogba në Juventus? Mendoj se Rabioti është më i mundshëm”, zbulon tutje agjenti.
Yan Le Mee ka folur edhe rreth talentit Mendy, të cilin ai e përshkruan si “Marcelo i Francës” duke paralajmëruar gjithashtu se nuk është vetëm Madridi skuadra pas tij.
“Juventusi është këtu gjithashtu”, shton tutje ai duke mos hedhur poshtë mundësinë e qëndrimit të tij në Lyon edhe në vazhdim.
“Pozita e mbrojtësit të krahut të majtë tani është e rrallë dhe një rol i shtrenjtë. Lyoni e ka vendosur Mendyn në merkato por presidenti Aulas do të dëshironte ta shijonte atë edhe për një tjetër vit”
“Por, varet nga ofertat. Në rast se e duhura vjen, veçanërisht në nivel të projektit sportiv, ne do të shohim për një marrëveshje me Lyonin që do t’i kënaq të gjithë”, përfundoi Yvan Le Mee./arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...