Chelsea dhe Juventus, respektivisht drejtuesit e këtyre dy skuadrave do të takohen mes vete.
Temë e diskutimit do të jetë çështja “Higuain”, të cilës edhe më tutje nuk po i dihet fundi, shkruan gazetablic.
Argjentinasi është i huazuar për gjashtë muaj te skuadra londineze, por pa specifikuar nëse është me mundësi blerjeje apo jo, pasi kujtojmë se në janar, përfaqësuesi ameriko-latin kaloi nga San Siro në Stamford Bridge.
Vështirë të besohet se “Zonja e Vjetër” do ta rikthejë, megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vazhdim.
Kujtojmë se këto ditë pritet të jenë goxha të “nxehta” për klubin bardhë e zi, pasi do të mësohet edhe e ardhmja e Allegrit.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...