Dhuna në familjet kosovare sa vjen e shtohet çdo ditë. Nëse llogaritet nga viti 2010 e deri në vitin 2014, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës vërehet se numri i rasteve të dhunës të raportuara në këtë institucion është rritur dukshëm. Ato që më së shumti e pësojnë nga dhuna në familje janë femrat.
Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar mbi 200 raste të dhunës në familje.
“Në tremujorin e parë(janar – mars 2015) janë evidentuar 216 raste, me 180 viktima femra”, bën të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha për arbresh.info.
Në vitin 2010 janë raportuar 944 raste me 764 viktima femra, në vitin 2011 numri i raportimeve është rritur në 1046 , e bashkë me të edhe numri i femrave që kanë ra pre e dhunës në familje, i cili kishte arritur në 804 viktima.
Numri i rasteve, por edhe i viktimave të dhunës nga vitit në vit sa vinte e rritej. Në vitin 2012 në organet e hetuesisë janë raportuar 1026 raste me 826 viktima femra, në vitin 2013 kjo shifër shtohet në 1087 raste dhe 869 viktima, ndërsa një vit më parë në vitin 2014 numri i viktima kishte arritur në 930, dhe të gjitha femra.
Por, zyrtarët policorë rritjen e numrit të rasteve të dhunës e shohin si rritje të numrit të raportimeve, fal rezultatit të vetëdijesimit të qytetarëve për parandalimin e dhunës.
“Nga kjo shifër e raportuar dhe shikuar trendin e rritjes nga viti 2010 deri 2014, shihet se ka ngritje të raportimit të rasteve të dhunës në familje, pra kjo rritje i referohet rritjes së numrit të raportimeve apo lajmërimit të rasteve si rezultat i sensibilizimit apo vetëdijesimit dhe jo rritjes së rasteve të dhunës në familje si tërësi”, është shprehur zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Personeli i Policisë, sipas Hoxhës përgjigjet në të gjitha rasteve të Dhunës Familjare të raportuara duke ju dhënë prioritet këtyre rasteve duke ju ofruar ndihma dhe përkrahjen e nevojshme viktimave të Dhunës Familjare, për të cilën gjë bashkëpunon ngushtë me disa subjekte si Njësia për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimave – Departamenti i Drejtësisë, Qendrat për Punë Sociale (QPS), Qendrat Mjekësore, Shoqata të ndryshme jo qeveritare që ofrojnë strehim etj.
/G. Lushi/ arbresh.info/
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...