Brahim Diaz e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë me Real Madridin në sezonin e ardhshëm.
Mesfushori spanjoll shënoi golin e tij të parë për klubin spanjoll në humbjen e të dielës në Real Sociedad pasi luajti si titullar nën urdhrat trajnerit, Zinedine Zidane.
Megjithatë, zërat për një largim të tij nga Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë pasi sulmuesi nuk ka pasur minuta të mjaftueshëm.
I pyetur për largimin dhe huazimin e tij në sezonin e ardhshëm, Diaz tha se dëshiron të mbetet ende te Reali.
“Dua të qëndroj në Madrid, dhe dua të luaj në klubin më të mirë në botë”.
“Jam në Madrid dhe dua të luaj në Madrid”.
“Ju mund të flisni për shumë lojtarë këtu, pasi niveli është shumë lartë, por ne jemi të lumtur”, ka thënë Diaz. /albeu.com/
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë