Serge Gnabry dhe Kingsley Coman i kanë aftësitë për t’i pasuar Arjen Robbenin dhe Franck Riberyn që në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayern Munichu, sipas ish-sulmuesit të klubit bavarez, Claudio Pizarros.
Ribery dhe Robben do të largohen nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni, pas shumë vjetësh së bashku në klub, transmeton Gazeta Express.
Ata dy i ndihmuan Bayern Munichut të fitojë shumë tituj, përfshirë tripletën e famshme në sezonin 2012/13, duke i shkruar emrat e vet në historinë e klubit.

Kingsley Coman
Drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic, ka treguar se Bayern do të tentojë përsëri ta sjellë një zëvendësues të tyre në klub, talentin e Chelseat, Hudson-Odoi, pasi në janar iu refuzuan shumë oferta për të.

Por, Pizarro ndien se Bayerni tashmë i ka në klub zëvendësuesit e tyre.
“Arrin në një pikë kur duhet të mos flasësh më për Robben dhe Ribery, sepse në klub arrijë njerëz të rij”, tha Pizarro.
“Kjo është normale dhe këta dy (Gnabry dhe Coman) janë lojtarë shumë të mirë. Ata do të kenë zhvillim të mirë dhe do të bëjnë gjëra të mira për Bayernin”, shtoi ai.
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...