Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e hënës është nënshkruar në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë.
Haradinaj përmes një postimi në facebook gjithashtu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy oficerëve shqiptarë në Letoni, shkruan arbresh.info.
“Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar gjithashtu se oficerët nderuan flamurin dhe për këtë Kosova do të u jetë mirënjohëse.
“Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse!”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron