Mirel Josa i është gëzuar fitores së Prishtinës ndaj Llapit.
Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti ka thënë se ata e merituan fitoren e mundimshme ndaj llapjanëve, shkruan telegrafi.
“Ne treguam një durim të madh në lojë, me pasime të sakta, gjersa treguam një lojë më të mirë se Llapi”, ka deklaruar Josa pas ndeshjes.
“Goli në minutat e fundit erdhi si shkak i durimit tonë dhe që ishim më kërkues në sulm. Llapi u tregua i rrezikshëm në disa momente, por që ne ishim më efikas”.
“Jemi të fokusuar në dy ndeshjet e fundit, gjersa nuk e di nëse do të bëj ndonjë ndryshim taktik për ndeshjet e radhës”, ka thënë më tej trajneri i Prishtinës.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...