Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri ka konfirmuar se Ander Herrera do të largohet nga klubi.
Herrera do të mbetet pa kontratë këtë verë dhe është përfolur shumë për një transferim te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.
Solskjaeri ka pranuar se nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e spanjollit ose nëse do të jetë pjesë e skuadrës së tij për ndeshjet e fundit të këtij sezoni kundër Cardiffit.
“Ai mund të luaj, nuk e di ende këtë. Ne nuk e kemi zgjedhur për skuadrën”
“Ai ndoshta më vonë do të njoftojë se ku do të vazhdojë të luaj futbollin e tij”, përfundoi Solskjaeri./arbresh.info/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...