Barcelona ka njoftuar se Luis Suarez do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djathtë, gjë që do të thotë se sulmuesi do të shpenzojë një kohë jashtë linjave.
“Luis Suarez ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë dhe kirurgu Dr. Cugat do të bëjë një ndërhyrje artroskopike në uruguaianin nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit”, thuhet në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
“Rezultati i këtij procesi dhe vlerësimi se sa gjatë do të qëndrojë sulmuesi jashtë do të njoftohen pas operimit”
Barcelona tashmë ka siguruar titullin në La Liga, prandaj talentët e saj në sulm nuk do t’i mungojnë aq shumë në ndeshjet e mbetura, megjithatë Suarez do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit më 25 maj.
Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve këtë javë pas disfatës me rezultat të përgjithshëm 4 me 3 nga Liverpooli, andaj e gjithë vëmendja e tyre do të jetë në finalen e Kupës së Mbretit./arbresh.info/
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...