Pep Guardiola ka thënë se skuadra aktuale e Liverpoolit dhe Barcelona e Luis Enriques me Lionel Messin, Neymarin dhe Luis Suarezin në sulm, janë dy skuadrat më të mira me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij.
Trajneri spanjoll këmbëngul se mbrojtja e titullit në Premierligë me Manchester City këtë sezon do të ishte ndër arritjet më madhështore në karrierën e tij të shquar si trajner, transmeton Gazeta Express.
City luan sonte në shtëpi kundër Leicester City duke e ditur se një fitore do ta rikthente atë në krye të Premierligës me një pikë më shumë se rivali Liverpooli, një javë para përfundimit të kampionatit.
Nëse e fiton titullin, atëherë City do të bëhet skuadra e parë që e mbron titullin në Premierligë që prej vitit 2009, kur rivali i qytetit Manchester Unitedi e kishte këtë.
Duke e përshkruar Liverpoolin si ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit, Guardiola tha: “Të arrish në këtë nivel, 92 pikë të fituara dy xhiro para fundit, pas 100 pikëve të fituara sezonin e kaluar, është kënaqësia më e madhe që e kam pasur si trajner”.
“Nuk është e lehtë, sinqerisht. Në karrierën time si trajner, kam luajtur kundër ekipeve të jashtëzakonshme. Janë dy që më kanë lënë gojëhapur, njëra është Barcelona e Luis Enriques me Neymarin, Lionel Messin dhe Luis Suarezin në sulm. Tjera është ky Liverpool”, shtoi ai.
“Mendoj se ato janë dy skuadrat më të mira me të cilat jam përballur si trajner”, shpjegoi ai.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...