Në orën 19:00, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale. Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e qendrave të votimit.
Ndërkohë KZHZ-ja pak minuta më parë ka njoftuar se censusi është arritur dhe sot brenda mesnatës do të kemi presidentin e pestë të Maqedonisë. Sipas KSHZ-së , deri në orën 18:30 jehona e votuesve ishte 44.5 %, ndërsa për të arritur censusin nevojiteshe dalja e të paktën 40 për qind të votuesve.
Gjithsej 1,808,131 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve mund të votonin në 3,480 vendvotime në Republikë dhe 32 jashtë vendit në gjashtë zgjedhjet presidenciale. Vendet e votimit u hapën në orën 7:00.
Kvaratskhelia, makina e golave dhe asistimeve që po bën hist...
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...