Granit Xhaka është i tërbuar me formën e mjerueshme të Arsenalit kur luan si mysafir, për të cilën druhet se mund t’ia dështojë sezonin njëlloj siç ia kishte dështuar vitin e kaluar.
Kosovari përfaqësues i Zvicrës e pranoi faktin se paraqitjet dhe rezultatet e Arsenalit në ndeshjet si mysafir kanë qenë arsyeja përse “Topçinjtë” nuk janë në top katërshe. Klubi londinez i ka fituar vetëm gjashtë nga 18 ndeshjet në udhëtim këtë vit, dhe tani varet nga rrëshqitjet e ekipeve të tjera për t’ia dalë të mbyllë sezonin në top katërshe, transmeton Gazeta Express.
Vitin e kaluar, Arsenali i fitoi vetëm katër nga 19 ndeshje në udhëtim dhe e mbylli sezonin me 12 pikë më pak se vendi i katërt në Premierligë.
Tani, Xhaka kërkon që skuadra e Unai Emery ta shfaqë formën që e ka treguar në shtëpi edhe në ndeshjet në udhëtim.
“Është tepër frustruese. Forma jonë në shtëpi është shumë e mirë. Sikur t’i fitonim tri ndeshjet e fundit në ligë (humbjet ndaj Crystal Palace në shtëpi dhe ndaj Wolves dhe Leicester City në udhëtim) do të ishim në top katërshe”, tha Xhaka.
“I njëjti problem na e dështoi sezonin vitin e kaluar. Vetëm shpresoj se këtë vit nuk do të na e dështojë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...