Koreja e Veriut ka konfirmuar përmes medieve shtetërore se udhëheqësi Kim Jong-un ka mbikëqyrur një “stërvitje të sulmeve” duke testuar përbërës të ndryshëm të raketave.
“Një numër predhash me gamë të shkurtë” janë hedhur nga gadishulli Hodo në Detin e Japonisë, të shtunën, raporton BBC.
Lideri i i Koresë së Veriut, dha urdhrin e lëshimit për të “rritur aftësinë luftarake” të shtetit, thotë njoftimi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një postim në Twitter tha se beson që Kim nuk do të rrezikojë rrugën drejt marrëdhënieve të mira.
Ai shtoi se lideri i Koresë së Veriut “e dinë që unë jam me të dhe ai nuk i thyen premtimet që mi ka dhënë. Marrëveshjet do të ndodhin”.
“Unë besoj se Kim Jong-Un realizon plotësisht potencialin e madh ekonomik të Koresë së Veriut dhe nuk do të bëjë asgjë për të ndërhyrë ose për ta përfunduar atë”, tha Trump në mediet sociale të shtunën.
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...