Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shumë krenar për mënyrën se si skuadra e tij siguroi një fitore të vështirë ndaj Newcastle United të shtunën mbrëma.
Liverpooli mbajti gjallë shpresat për titull me një triumf dramatik 3:2 ndaj Newcastle, falë një goli të vonshëm të Origit, i cili erdhi pas një super harkimi nga Xherdan Shaqiri, shkruan Gazeta Express.
“Mënyra se si luajti Newcastle, ishte e vështirë për t’u përballuar. Është shumë e vështirë të mbrosh këto situata dhe ato i mbajnë në lojë deri në fund. Kishte shumë momente ku ishim fantastikë, duhet ta kishim mbyllur ndeshjes përpara se ata të shënonin golin e dytë. Është një fitore e madhe, ky është futbolli, ajo që bënë djemtë është e pabesueshme”, tha Klopp pas ndeshjes.
I pyetur për Mohamed Salah, i cili u detyrua ta braktisë ndeshjen pas një përplajsjeje në ajër me kundërshtarin, Klopp tha se nuk duket të jetë serioz.
“Fola me të pas ndeshjes. Ai u përplas me portierin dhe doktori tha që duhet të dilte jashtë. Megjithatë, nuk duket një dëmtim serioz, ai ishte në stol gjatë 15 minutave të fundit duke parë ndeshjen”, shtoi ai. /Gazeta Express/
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...