Më në fund Apple e ka lansuar gjeneratën e dytë të AirPods, që kanë mundësinë e aktivizimit dhe urdhërave me zë ndaj Siri, si dhe më shumë kohë për të folur.
Mirëpo, këto kufje pa tela, ka mundësi që të jetë edhe më të kompletuara, transmeton Telegrafi.
Digitimes raporton se Apple, mund të lansojë deri në fund të vitit edhe AirPods 3, që është një gjë shumë e mirë.
Sipas të njëjtit burim, këto kufje do të kenë edhe mundësinë e bllokimit të zërit, gjë që mundëson të mos dëgjohen zhurmat e padëshirueshme kur përdoruesi punon apo udhëton.
Vetëm se kjo mundësi, e ka një problem shumë të madh, që është shpenzimi i baterisë. Mbetet e paqartë, se si do të mundësohet zgjatja e baterisë, derisa ofron pesë orë muzikë dhe dy orë bisedë, si dhe bllokimin e zhurmës.
Deri më tani, Digitimes nuk ka qenë gjithnjë e sakt me lajme, vetëm se për këtë mundësi në AirPods 3, kanë shkruar edhe portalet tjera. Bllomberg ka raportuar se Apple planifikon që këto kufje, janë rrezistente ndaj ujit.
Në Airpods 2, është mundësia që të pyete Siri për baterinë e mbetur, si dhe mund të blihen në disa ngjyra të ndryshme.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...