Matthijs de Ligt beson se ai dhe shokët e tij nuk duhet ta vuajnë presionin e të qenit favorit për titullin në kampionatin vendës dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ajax mundi Tottenhamin 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, të martën, falë golit të Donny van de Beek.
Para ndeshjes së kthimit, Ajax, që kryeson “Eredivisie” me diferencë golash, mund të arrijë medaljen e parë të argjendtë në këtë sezon, kur të përballet me Willem II, në finalen e “KNVB Beker”, të dielën.
Gjigantët e Amsterdamit janë favoritët e mëdhenj për të fituar trofeun e 19-të të tyre. Duke qenë në “pole position” në kampionatin holandez (Eredivisie) dhe thuajse të kualifikuar në finalen e Champions-it, De Ligt pranoi se tani janë shtuar pritshmëritë ndaj skuadrës së tij.
Megjithatë, 19-vjeçari mendon se presioni i shtuar do t’i japë Ajaxit edhe më shumë përqendrim: “Sipas disave, ne nuk mund të jemi më të dobët ndaj Tottenhamit, se sa ndaj Real Madridit dhe Juventusit. Duke eliminuar këto dy skuadra të mëdha, vetvetiu e ndjen presionin për të fituar edhe në vazhdim. Roli i favoritit ta shton presionin, unë mund ta ndiej këtë. Sidoqoftë, jam tepër i fokusuar. Ne ende po luajmë për tre trofe, të gjithë ecim me angazhim të plotë përpara”, ka deklaruar De Ligt.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...