Pas disa birrave meshkujt shumë më mirë dhe më shpejt i zgjidhin detyrat kreative, thuhet në një hulumtim.
Ju ka ngecur kreativiteti, nuk mund ta zgjidhni ndonjë detyrë? Nuk ka problem, dy birra do ta zgjedhin këtë gjë pa problem, ka treguar studimi i shkencëtarëve nga Universiteti Illionis në Chicago.
Të anketuarve shkencëtarët u kanë dhënë enigma mprehtësie të tipit shtimi i fjalëve në varg, ndërsa ata që kishin pirë më parë një litër birrë janë treguar më të shpejt dhe më të mirë.
Grupi i cili ka pirë dy kriklla birrë para zgjidhjes kanë pasur 40 për qind rezultate më të mira, ndërsa mesatarisht problemet i kanë zgjidhur 2.5 sekonda më shpejt se grupi që nuk ka pirë birrë.
Përfundimi i shkencëtarëve është që alkooli vepron më mirë në zgjidhjen e detyrave kreative, derisa me detyrat që kanë lidhje me memorien shkakton probleme.
Do të thotë, nëse gjendeni para murit i cili kërkon qasje kreative, dy birra do të ndihmojnë për ta zgjidhur atë, por vetëm nga shkaku që do t’ua turbullojë pak fokusin e të menduarit dhe mundësojë qasje më inovative.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...