Eintrachti ka barazuar 1 me 1 ndaj Chelseas në takimin e sotëm (e enjte).
Skuadra gjermane kaloi në avantazh me golin nga Luka Jovic në minutën e 23′, por Pedro barazoi gjithçka në minutën e 45′ të ndeshjes duke lënë të vendoset gjithçka në Stamford Bridge, shkruan portali arbresh.info.
Ruben Loftus Cheek është lojtari me notën më të lartë për asistimin në golin e Pedros dhe performancën në këtë ndeshje. Mesfushori anësor është vlerësuar me notën 8.4.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe golashënuesi Pedro (7.9), Luka Jovic (7.6) dhe portieri Trapp (7.6).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i Chelseas, Arrizabalaga (5.9)./arbresh.info/

Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...