Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
Në kuadër të këtij takimi ambasadori Al Marri u informua për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha.
Pacolli po ashtu e njoftoi diplomatin e Katarit për takimin që ka zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish-kryeministër i Katarit, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin.
Ambasadori Al Marri u njoftua edhe për planin e ministrit Pacolli për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurohet Ambasada e Kosovës, si dhe do të zhvillohen takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat, përcjell Telegrafi.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...