Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, vëmendja është drejtuar te dy partitë shqiptare në opozitë të cilat pritet që brenda këtyre dy ditëve të deklarojnë pozitën e tyre.
Siç mëson Alsat, gjatë ditës pritet takim mes dy liderëve, atij të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami bashkë me kandidatin që garoi në rrethin e parë, Blerim Reka.
Jo zyrtarisht, dy partitë opozitare shqiptare dhe Reka janë ftuar në takim edhe nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev, për të kërkuar mbështetje për kandidatin e shumicës Stevo Pendarovski.
Megjithatë, Reka ka hedhur poshtë informacionet se ka pranuar ftesë për takim me Zaevin, ndërkohë thotë se qëndrimin e tij do ta mësojmë së shpejti përmes komunikatës për shtyp.
Zyrtarisht, Aleanca për Shqiptarët gjatë pasdites do të mbledhë organet e partisë për të diskutuar hapin e ardhshëm. Vendimi eventual pritet të shqiptohet menjëherë pas mbledhjes.
Pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidatët e mbetur Pendarovski dhe Siljanovska filluan garën se cili do të arrijë të përvetësojë votuesit e Blerim Rekës, i cili kishte rreth 80 mijë vota.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA