Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka siguruar se gjatë kohës sa ka menaxhuar me gjigantin ekonomik kosovar ka krijuar stabilitet financiar, ndonëse ka ripërsëritur se të ardhurat (pagat dhe shpenzimet) janë më të mëdha sesa të hyrat. “Trepça” i ka borxh KPMM-së 12 milionë euro dhe ato do t’i paguajë posa të krijohet stabilitet ekonomik në gjigantin kosovar.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga posti dhe nga detyrat që ka ushtruar deri më tani në gjigantin ekonomik kosovar.
Ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Tahiri i ka thënë “Zërit” se dorëheqjen e ka dhënë për shkaqe shëndetësore.
“Kam dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore. Gjatë kësaj kohe sa kam menaxhuar me ‘Trepçën’ shumëçka kam vënë në rend, kam krijuar një atmosferë të punës në të gjitha nivelet, kam krijuar stabilitet financiar, sepse ka pasur shumë problem edhe me pagat”, i tha “Zërit” të martën, tashmë ish-drejtori menaxhues i “Trepçës” Xhevdet Tahiri.
Ai tregoi se gjatë punës së tij ka pasur edhe mospajtime, duke përmendur me këtë rast një vendim të Bordit Mbikëqyrës, sipas të cilit 42 djem të ish-minatorëve, të cilët kanë vdekur, të dërgohen direkt në horizontet e minierës së Stan Tërgut pa krijuar kushte sigurie për ta.
Haxhiu autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në...
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...