Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se nëse programi i avionëve amerikanë F-35 do të përjashtojë Turqinë, atëherë është “i destinuar të jetë një dështim i plotë”.
Zoti Erdogan i bëri komentet gjatë një panairi të industrisë ushtarake, ndërsa Uashingtoni e ka paralajmëruar Turqinë të mos blejë sistemin rus të raketave S-400, pasi kjo do të rrezikonte përfshirjen e Turqisë në programin e avionëve F-35.
Kjo çështje ka thelluar krisjen në marrëdhënien mes dy vendeve aleate.
Uashingtoni thotë se sistemi rus i raketave S-400 do të përbënte kërcënim për programin e avionëve F-35. Turqia e hedh poshtë këtë pretendim dhe kërkon që një komitet i përbashkët të shqyrtojë rreziqet e mundshme. Zoti Erdogan tha se “Turqia nuk pranon imponime në fushën e sigurisë dhe nuk do të pranojë as në të ardhmen”. Ai tha se Turqia ka ndërmarrë hapa për të prodhuar avionin e saj luftarak, si dhe synon të prodhojë gjithashtu avionë pa pilot./VOA/
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi