Ligji për Prokurori Publike që rregullon statusin e Prokurorisë Speciale Publike pritet që të merret me seriozisht pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 maj.
“Grupet punues po punojnë, po këmbehen dokumente. Tani jemi të përqendruar te zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve do të përfundojë edhe kjo çështje. Edhe tani ka mundësi të përfundojë le t’i pranojnë amendamentet dhe të votojmë në Kuvend”, tha Hristijan Mickoski, kryetari i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi më herët deklaroi se politikanët nuk do ta caktojnë të ardhmen e lëndëve, por se këtë do ta bëjnë prokurorët.
“Duhet që sistemi gjyqësor, prokurorët, të kenë mundësi dhe të vërtetojnë se çdo të ndodhë me aktakuzën, ku gjykatat do të vazhdojnë procedurat”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...