Përfaqësues të politikës dhe komuniteteve fetare në vend kanë uruar sot besimtarët katolik për festën e Pashkës.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi së bashku me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Andi Seferi kanë takuar ditën e sotme në katedralen ortodokse Kryepeshkopin Janullatos, duke shprehur edhe urimet më të përzemërta për besimtarët në këtë ditë festive.
“Pata kënaqësinë të uroja Shkëlqesinë e tij, Kryepeshkopin Janullatos me rastin e Pashkëve në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal. Uroj që Pashkët të kenë ardhur të mbara dhe të bardha për çdo familje shqiptare!”, shperhet Hysi.
Edhe në këtë festë Pashke, harmonia fetare në Shqipëri tregoi se është në nivelet më të larta, pasi përveç përfaqësuesve të politikës urimet dhe vizitat në katedralen ortodokse janë bërë edhe nga përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.
Kryepeshkopi Janullatos ka pritur në këtë ditë mjaft të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, përfaqësuesit e komuniteteve fetare myslimane dhe katolike. Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët./atsh/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira