Në prag të nisjes së sezonit turistik, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj inspektuan pikën kufitare të Morinës, e cila ka fluksin më të lartë të lëvizjes gjatë sezonit veror.
“Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se është pika që përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit dhe të gjitha strukturat shtetërore kanë një fokus dhe janë të përqendruara për të ofruar shërbime sa më të mira. Shërbimet e integruara janë ato, të cilat ne synojmë, pasi zvogëlojnë kohën e pritjes dhe ofrohen në mënyrën më cilësore dhe me standarde më të larta”, u shpreh Balluku.
Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoj nga autoritetet që të shtohen masat në drejtim të pritjes dhe menaxhimit sa më të mirë të fluksit të turistëve, duke e vënë theksin tek shtimi i masave që tradicionalisht janë ndërmarrë për patrullimin e përbashkët, për kontrollin e përbashkët e çështje të tjera.
“Do të marrim masa në bashkëpunim edhe me autoritetet e Kosovës që ta kompensojmë me masa të shtuara sigurie këtë liri të lëvizjes, që po rritet përditë e më shumë. Duke qenë se jemi edhe në prag të sezonit turistik, unë gjej rastin të kërkoj nga autoritetet dhe t’i inkurajoj ato, për të shtuar masat në drejtim të pritjes dhe menaxhimit sa më të mirë të fluksit të turistëve, me qëllim që ai të rrjedhë i lirshëm por edhe i sigurt. Të shtohet ato masa që tradicionalisht janë ndërmarrë për patrullimin e përbashkët, për kontrollin e përbashkët e çështje të tjera”, tha Lleshaj./bw
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...