Kendall Jenner ndau një fotografi të veçantë me ndjekësit e saj, një portret të bukur familjar për festën e Pashkëve.
Këtu janë të pranishëm pothuajse e gjithë familja Jenner/Kardashian, ku shihen të ulur në një divan në rezidencën e tyre luksoze, teksa festonin Pashkët, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info.
23-vjeçarja supermodele nuk shkroi asgjë në mbishkrimin e fotografisë, thjeshtë vuri një emoji zemre.
Në fotografi, Kim Kardashian shihet pranë burrit të saj, Kanye West, i cili kishte veshur një bluzë ngjyrë vjollcë, si dhe të tre fëmijët e tyre.
Ndërsa Kim mbante në prehër Saint-in, tre vjeç, dhe Chikagon, një vjeçe, ndërsa North West, pesë vjeçe, ishte ulur në supet e reperit në pjesën e pasme të divanit.

Çifti tashmë janë në pritje të fëmijës së katërt, një djalë, që pritet të vijë në jetë përmes një nëne surrogate.
Në të djathtën ekstreme është Khloe me vajzën e saj. Babai i foshnjës Tristan Thompson nuk u pa në këtë imazh familjar.

Pranë saj është Kourtney pa ish-in e saj, Scott Disick, i cili tani është duke u takuar me modelen Sofie Richie.
Kendall Jenner gjithashtu nuk mungon në këtë fotografi, e cila ishte ulur pranë motrës më të vogël të familjes, Kylie Jenner, bashkë me vajzën e saj.

Reperi Travis Scott, i cili është edhe babai i fëmijës së Kyliet, është gjithashtu pjesë e kësaj fotografie personale.
Familja dukej se ishin fotografuar në festivalin “Coachella”. /arbresh.info/
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...