Vetëm një ditë pasi dega e PDK-së në Ferizaj e vlerësoi si të jashtëligjshëm formimin e zyrës së inspektoratit në kuadër të kabinetit të kryetarit, Muharrem Svarqa, ky i fundit të martën e ka publikuar vendimin për themelimin e kësaj zyreje, në të njëjtën kohë ka reaguar edhe ndaj kualifikimeve që PDK-ja i bëri në adresë të tij.
Fillimisht, zyrtari ligjor në kabinetin e tij, Agim Rexhaj, ka thënë se kryetari Svarqa ka marr një vendim për themelimin e zyrës së inspektoratit në kuadër të kabinetit të tij. Rexhaj, ka shtuar se ky vendim i kryetarit është i bazuar në Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale, në nenin 13 si dhe në Statutin e Kuvendit të Komunës, neni 51, ku pika 2.7, ku kryetarit i jep të drejtë me formuar zyre të tjera në kuadër të kabinetit të tij.
“Kjo zyrë do të ketë kryeinspektorin, do të ketë edhe tetë inspektorë. Kjo është bërë me qëllim të funskionalizimit sa më të mirë të këtij shërbimi”, ka thënë Rexhaj, për të shtuar se vendimi i kryetarit në asnjë mënyrë nuk e shkel nenin 59 të Statutit të komunës siç pretendon PDK-ja.
Ndërkohë, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka reaguar edhe ndaj deklarimeve të djeshme të PDK-së, duke thënë se ky subjekt po vazhdon me interpre timin e ligjeve, statutit e rregulloreve sipas dëshirës dhe nevojave të saj, për t’ia përshtatur luftës politike dhe synimeve për të paraqitur çdo veprim të kryetarit dhe ekzekutivit si “shkelje, skandal, mosdije etj.”.
“Por, në këtë mënyrë PDK, me apo pa vetëdije, gjoja në emër të një gardiani të ligjshmërisë, po bëhet pengesë e funksionalitetit të një organi kaq të nevojshëm, siç është inspeksioni dhe po fut mjegull e huti tek qytetarët”, ka thënë kryetari, Muharrem Svarqa.
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar me makinë dhe u larguan n...
Tragjedia me 47 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë...
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politi...