Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se opozita qëndron fuqishëm prapa veprimeve të tyre.
“Opozita e ka seriozisht. Ne nuk do të ndalemi derisa Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin, e nëse nuk e bënë atëeherë kërkojmë dorëheqjen e tij. Nëse ai nuk dorëhiqet, do të kërkojmë protesta gjithëpopullore”, tha deputetja Haxhiu, ë Info Magazine të Klan Kosovës.
Haxhiu është shprehur shumë e ashpër ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhë Hashim Thaçit.
“Mustafa është tradhëtar – bashkë me Hashim Thaçin. Edhe të padijshëm edhe tradhëtarë, edhe të korruptuar madje”.
Haxhiu e cilësoi veprimin e bërë sot si opozita veprim simbolik e jo të ulët por sipas saj, deputeti i LDK-së ka bërë një veprim të tillë.
“Nuk ka qenë një aksion i ulët. Për mua veprim i ulët është ai i Naser Osmanit që gjuajti gotën e qelqit në drejtim të opozitës. Unë po shpresoj që ndonjëri nga gazetarët ta ketë zënë kur Osmani ka drejtuar gotën ndaj deputetëve të opozitës. Përveç që nuk mundi të qëllojë asnjë fatmirësisht, sepse kjo ka pasojë edhe vdekjeprurëse”, tha ajo
Haxhiu tha se deputeti Osmani i ka kërcënuar edhe ndryshe.
“Rruga e dytë është përmes forcës, ju e keni parë deputetin Osmani që vjen në drejtim të opozitës dhe kërcënon”, tha deputetja e VV-së.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...