Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook sjelljen e deputetëve të opozitës e ka quajtur cenim të Kuvendit, Qeverisë, demokracisë si dhe mbi të gjitha sipas tij është cenuar qytetari i Kosovës.
Ja postimi i Thaçit në Facebook:
Sjellja e sotme e deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës nuk është aspak në dobi të qytetarëve të vendit tonë. Sot u cenua Kuvendi, por edhe Kryeministri dhe e tërë Qeveria e Republikës së Kosovës. U cenua demokracia dhe pluralizmi.
Por, mbi të gjitha sot u cenua qytetari i Kosovës dhe e drejta e tij për t’u informuar. Opozita nuk është e gatshme të ballafaqohet me forcën e argumenteve, prandaj po kërkon të shfrytëzojë argumentin e forcës.
Në kohën kur Kosova po vlerësohet nga miqtë e saj në botë se po promovon dialogun dhe stabilitetin, opozita në Kosovë bën të kundërtën duke ndalë dialogun dhe duke kërkuar jostabilitet.
Pushteti fitohet vetëm me vota e me alternativa politike dhe jo me bllokim të institucioneve. E tërë kjo vjen mu në ditën kur në Bruksel, Komisioneri Hahn lavdëron Kos ovën për arritjet e bëra në Procesin e Stabilizim-Asocimit dhe të liberalizimit të vizave. Në po këtë ditë, opozita me sjelljet e veta në Kuvendin e Kosovës vë në pikëpyetje tërë këto të arritura dhe kthen frikën tek qytetarët dhe tek miqtë ndërkombëtarë se dhuna do të ndalë përsëri hovin e Kosovës. Frika dhe dhuna më nuk kanë vend në Kosovë. HTH
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...