Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka organizuar të martën në qytetin e Vushtrrisë debat me temën ‘Ngritja e vetëdijesimit tek të rinjtë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm
Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike, “Lutfi Musiqi” në Vushtrri, njëherit pjesëmarrës në këtë debat, kanë përmendur mungesën e njohurive në çështjet e religjionit, edukatës fetare në shkolla, si dhe mungesën e aktiviteteve edukative e kulturore, si disa nga çështjet kryesore të rritjes së ekstremizmit në Kosovë.
Përveç pikëpamjeve dhe njohurive të nxënësve rreth kësaj dukurie, u diskutuan edhe mënyrat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.
Skënder Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se është me rendësi që të identifikohen elementët që mund të ndikojnë në rritjen e vetëdijesimit për ekstremizmit, sidomos tek nxënësit.
“Kësaj here fokusi ynë në çështjen e ekstremizmit është diskutimi me nxënësit rreth kërcënimit që mund të vij nga ekstremizmi dhe rritja e vetëdijesimit për këta faktorë. U vërejt shumë se në këtë shkollë ka mungesë të madhe të aktiviteteve sportive si një faktor kyç për largimin e nxënësve nga ekstremizmi”, ka thënë mes tjerash Perteshi.
Nxënësit potencuan nivelin jo aq të kënaqshëm të komunikimit me mësimdhënësit, e sidomos mungesën e diskutimit rreth këtij problemi nëpër shkolla.
Hekuran Bilalli, njëri nga nxënësit e Shkollës “Lutfi Musiqi” , tha se mungesa e informimit është problemi kryesor i ekstremizmit.
“Njerëzit të cilët marrin pjesë, ose edhe janë pjesë e ekstremizmit të dhunshëm, e bëjnë këtë për shkak të mungesës së informimit për ekstremizmin, sepse ata në fakt nuk e dinë se do të marrin pjesë në aktivitete të dhunshme”, tha Bilalli.
Shumica e nxënësve në këtë debat kanë folur për një nivel të lartë të përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale, derisa një pjesë e tyre kanë shfaqur mungesë njohurishë për çështjen e ekstremizmit.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...