Leonardo dhe Paolo Maldini thuhet se janë takuar me trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuson, pas eliminimit të tyre në Kupë të Italisë mbrëmjen e kaluar.
Bazuar në një raport nga Sky Sports Italia, drejtorët e Milanit kanë zhvilluar bisedime me ish bashkëlojtarin e tyre në kampin stërvitës të klubit mëngjesin e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.
“Rossonerët” kanë humbur 1 me 0 në shtëpi ndaj Lazios në ndeshjen kthyese në kuadër gjysmëfinales së Kupës së Italisë duke lënë në rrezik pozitën e trajnerit.
Kjo bie gjithashtu në kundërshtim me një pretendim të mëparshëm nga ANSA që thotë se Leonardo dhe Maldini kanë pasur me skuadrën para ndeshjes së tyre në Serie A para ndeshjes ndaj Torinos të së dielës./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës