Policia e Kosovës po vazhdon me marrjen e masave në mënyrë që të këtë një siguri në trafik rrugor si dhe uljen e aksidenteve të cilat shpesh po jenë fatale.
Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor.
Policia ka bërë të ditur se mos ndalja në dritën e kuqe në semafor do të këtë këto masa kundërvajtëse: 150 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit motorik, si dhe tri pikë negative.

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...