Manchester City raportohet të ketë frikë që Leroy Sane është duke menduar për të ardhmen e tij larg nga klubi.
Reprezentuesi i Gjermanisë u transferua nga stadiumin Etihad nga Schalke 04 gjatë verës së vitit 2016, transmeton portali arbresh.info. Brenda 129 paraqitjeve për kampionët e Premierë Ligës, Sane ka kontribuar me 38 gola dhe 45 asistime.
Sulmuesit do t’i skadojë kontrata aktuale me “Qytetarët” në fund të sezonit 2020/21, megjithëse sipas një raporti nga Metro, bisedime rreth një marrëveshje të re kanë ngecur.
Raporti i njëjtë ka pretenduar që skuadra e Pep Guardiolas ka frikë që Sane është duke shqyrtuar ofertat nga jashtë ndërkohë që Bayern Munichu besohet të jetë duke konsideruar të shtrojë ofertë për të gjatë merkatos verore.
23-vjeçari ka shënuar 15 herë dhe ka kontribuar me 18 asistime brenda 43 paraqitjeve te City këtë sezon./arbresh.info/
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...