Juventusi mund të mos ketë arritur këtë sezon objektivin e tyre kryesor – trofeun e Ligës së Kampionëve, por “Zonja e Vjetër” tashmë ka siguruar titullin e tyre të tetë radhazi në Serie A.
Orë më parë, Footy Headlines publikoi disa foto që shfaqnin fanellën për edicionin e ardhshëm 2019/20 të gjigantit italian me disa ndryshime të dukshme, transmeton portali arbresh.info.
Me një vijë ndarëse ngjyrë rozë në mes të së zezës dhe të bardhës, shumë tifozë u befasuan me fanellën që u vlerësua si e “mundshme” për skuadrën nën udhëheqjen e Massimiliano Allegrit.
Por, tani përveç fotove të publikuara nga uebfaqja lartpërmendur, online janë lëshuar edhe foto të yjeve si Paulo Dybala me këtë fanellë në stadium.
Pamjet mund t’i shikoni më poshtë ndërkohë që kjo duket tashmë vetëm se e konfirmuar./arbresh.info/

KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...