Christian Eriksen i ka siguruar tri pikë të plota mbrëmjen e sotme (e martë) skuadrës së Tottenhamit.
Brightoni arriti të mbajë portën e pastër për 88 minuta lojë në takimin si mysafirë ndaj skuadrës së Mauricio Pochettinos që pavarësisht dominimit të madh nuk arriti të gjente rrjetën, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, kur të gjithë menduan se skuadrat do të ndajnë pikë, Eriksen u tregua heroi i tyre duke mbajtur të gjalla shpresat e skuadrës së tij për pozitë kualifikuese sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve.
Me një goditje të fuqishme nga një distancë prej 25 metrave në sekondat e fundit të kohës së rregullt, reprezentuesi danez dërgoi topin në rrjetë duke shënuar supergol për 1 me 0.
Tottenhami vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në tabelë me 70 pikë – tri më shumë se Chelsea në pozitën e katërt, ndërsa Brightoni qëndron në prag të zonës së dëbimit me 34 pikë./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...