Fanella e Juventusit për sezonin e ardhshëm thuhet të jetë publikuar online dhe shihet se në mes ka një vijë rozë që ndan pjesën e bardhë të fanellës me atë të zezë.
Bazuar në Footy Headlines, fanella do të jetë gjysmë e bardhë dhe gjysmë e zezë ku në pjesën e zezë do të jetë e vendosur logo e klubit ndërsa në pjesën e bardhë logoja e kompanisë Adidas ndërkohë që duart do të kenë ngjyra të kundërta gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ndryshimi më i madh është pjesa rozë që gjendet në mes të fanellës.
Ngjyra rozë nuk është shfaqur në një fanellë të Juves që tri sezone më parë.
Në pjesën e prapme të fanellës shihet gjithashtu një dizajn më ndryshe./arbresh.info/


Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...