Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti kanë përkujtuar rënien heroike të njërit ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Fehmi Lladrovci, si dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Ata thanë se rënia e tyre u shndërrua në kushtrim të lirisë.
Sipas tyre, ajo luftë dhe rënie e lavdishme, krah për krah me heroinë Xheven, e ka bërë Fehmi Lladrofcin, jo vetëm luftëtar legjendare por edhe vazhduesin më besnik dhe tejkaluesin me madhështi të figurës së kaçakut të malëve të Arbërisë së lirë Azem Bejtën dhe Shotë Galicën.
Postimi i Hashim Thaçit në facebook
Para 17 vjetësh ra heroikisht njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Fehmi Lladrovci si dhe bashkëshortja e tij, veprimtarja Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Rënia e tyre u shndërrua në kushtrim të lirisë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre! HTH.
Postimi i Ali Ahmetit në facebook
Sot përkujtojmë 17 vjetorin e rënies heroike të veprimtareve të devotshëm të çështjes kombëtare e luftëtarëve emblematik të UÇK-së, heronjve të atdheut Fehmi e Xhevë Lladrovci!
17 vite më parë, Gjeneral Fehmi Lladrovci me bashkëshorten, bashkë veprimtaren dhe bashkëluftëtaren Xhevën, me ushtarë bija e bijë të popullit tonë liridashës, derdhën gjakun për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb.
Shoku, bashkëmendimtari, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari im, i madhi dhe i papërsëritshme Fehmi Lladrovci, tërë jetën e tij e kishte luftë dhe vetëm luftë për lirinë dhe çlirimin e Atdheut!
Rënia e tij heroike ballë për ballë e me flakë pushke kundër pushtuesve të tokës së të parëve tanë, ishte ideali i tij.
Ajo luftë dhe rënie e lavdishme, ne ballë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe krah për krah me heroinë Xheven, e ka bërë jo vetëm luftëtar legjendare por edhe vazhduesin më besnik dhe tejkaluesin me madhështi të figurës së kaçakut të maleve të Arbërisë së lirë Azem Bejtën dhe Shotë Galicën.
Në nderim e respekt të lavdimadhit Fehmi Lladrovci, gjithmonë flamuri i kombit tonë do të valojë i lirë e i paprekur jo vetëm mbi varrin e tij, aty ku pushojnë eshtrat e shenjta të Tij, por kudo nëpër pjesët e Atdheut të shqipeve!
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar me makinë dhe u larguan n...
Tragjedia me 47 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë...
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...