Së paku 11 persona e kanë humbur jetën nga tërmeti i cili dje goditi Filipinet, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti me fuqi prej 6.1 ballë sipas Riterit goditi rajonin e pjesës veriore të kryeqytetit filipinas Manila ndërsa në qytetin Porac u shemb një supermarket.
“Aksioni i shpëtimit edhe më tej po zgjat dhe kërkojmë së paku 30 persona të zhdukur. Nën gërmadha shenja jete jep së paku edhe një person”, tha guvernatorja e rajonit Pampanga, Lilia Pineda.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në qytetin Gutad, rreth 100 kilometra në veri të Manilas ndërsa e shoqëruan mbi 50 dridhje të tokës.
Pas dridhjes dhjetëra hotele dhe qendra tregtare u evakuuan.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...