Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin shumë të shikuar nga fëmijët, “Në kurthin e Piter Panit”.
Ai nuk ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve nga më të ndryshme të fëmijëve, duke cekur ndër të tjerash edhe ngjarjet më famëkeqe nga jeta e tij si periudha e luftës, apo edhe Gjyqi i Hagës.
I ngacmuar me pyetjen se në kë do zgjidhte në mes të nënës dhe bashkëshortes së tij, Anitës, kryeiministra tha se kjo e fundit ngelet një hap prapa kur bie fjala te kjo zgjedhje.“Nanën…”, ka thënë Ramushi në përgjigjen e tij, duke vazhduar sqarimin më tej duke u shprehur: “E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj”.
Përndryshe, u zbulua gjatë spektaklit se kjo pyetje ishte inicuar nga vet bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.E ftuara tjetër në mbrëmjen e së hënës në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ishte edhe këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e cila rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...