Mesatarisht, gjermanët shpenzuan 100 euro (112 dollarë) për frymë vitin e kaluar duke blerë birrë, sipas një studimi të bërë nga kompania e studimeve “Nielsen” dhe të publikuar sot.
Vera e nxehtë e vitit 2018 i dha fund rënies së konsumit të kësaj pije kombëtare gjermane, theksoi eksperti i “Nielsen” për tregun e birrës, Marcus Strobel.
Në total, rreth 6,1 miliardë litra birrë dhe pije të përziera me birrë u shitën vitin e kaluar, 2,9% më shumë se sa në 2017.
Të ardhurat u rritën me 7% duke kapur tetë miliardë euro, pasi gati të gjitha markat më të njohura të birrave rritën çmimet e tyre vitin e kaluar./atsh/
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...