Si një luan, por shtatë herë më i madh. Dhëmbët dhe eshtrat 23 milionë-vjeçare të zbuluara në Kenia kanë lejuar identifikimin e një prej gjitarëve më të mëdhenj mishngrënës që ka jetuar ndonjëherë në Tokë.
Kafsha e quajtur simbakuba kutokaafrika peshonte 1 500 kilogramë dhe ishte në gjendje të sulmonte kafshë në madhësinë e elefantëve dhe hipopotamëve.
Matthew Borths i Universitetit Duke, autor kryesor i studimit të botuar të ”Journal of Paleontology Vertebrate” thotë se duke pasur parasysh dhëmbët e tij, simbakuba ishte i racës hiperkarnivore.
Mbetjet e kafshës, një pjesë e nofullës së poshtme duke përfshire dhe dhëmbët kaninë, një premolar dhe një molar dhe disa dhëmbë dhe eshtra të tjerë, ishin zbuluar për dhjetëra vite me radhë, por i ishin atribuar një specieje më të vogël, hiainailuros napakensis.
Sipas studiuesve, kafsha ka ngordhur relativisht në moshë të re.
Simbakuba ka jetuar rreth 23 milion vjet më parë, në fillim të Miocenit./atsh/
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...