Protestuesit nën nofkën “Xhaketat e Verdha” në Francë, kanë ndezur zjarre simbolike përgjatë marshit në Paris, për të dërguar mesazhin tek presidenti Emmanuel Macron se rindërtimi i katedrales Notre Dame, nuk është problemi i vetëm që Franca duhet ta zgjidhë.
Sikur uniformat që mbajnë protestuesit për të rënë në sy, zjarret simbolike raportohet se janë bërë për të tërhequr vëmendjen e presidentit nën moton “Më shiko edhe mua – edhe unë kam nevojë për ndihmë”.
Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për të vënë nën kontrollë situatën.
Protestuesit kanë shënuar fundjavën e 23-të të aksionit “xhaketat e verdha” kundër qeverisjes së Macronit, të cilën ata e shohin favorizuese ndaj të pasurve dhe bizneseve të mëdha. Protestuesit në Francë thonë se e përfaqësojnë punëtorin, studentin, penzionerin si dhe janë dëmtuar nga papunësia e lartë dhe taksat e larta në vend./rel
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës